Një nga fazat më të rëndësishme për përftimin e një vaji cilësorë është vjelja e ullirit.
Prodhimi/vjelja nis në tetor dhe zgjat deri në dhjetor, ndërsa në bregdetin jugperëndimor deri në
janar.
Shumica e prodhimit vilet gjatë dhjetëditëshit të tretë të tetorit dhe dhjetëditëshit të dytë të
dhjetorit. Shumica e ullinjve për tavolinë në Berat mblidhen gjatë tetorit dhe pjesa tjetër në nëntor.
Në qarkun e Vlorës shumica e prodhimit mblidhet gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Edhe në Shqipërinë e Mesme, shumica e ullinjve mblidhen në nëntor dhe pjesa tjetër në tetor dhe dhjetor.
Koha e vjeljes lidhet edhe me subjektin përpunues të vajit: përpunuesit që prodhojnë vaj ulliri
ekstra të virgjër preferojnë që ullinjtë të mblidhen shpejt, kur aciditeti është më i ulët.
Koha e mbledhjes vendoset gjithashtu në funksion të varietetit. Për shembull, në Vlorë (Novoselë),
Frantoia mblidhet në tetor, ndërsa ullinjtë Kalinjot (zona e bgredetit jonian) zakonisht mblidhen në nëntor dhe dhjetor.
Vjelja zakonisht kryhet me mjete mekanike. Gjëja më e rëndësishme është përpunimi i ullirit direkt pas vjeljes, pra nuk duhet te mbahet stok.

