Si mund të ruhet vaji i ullirit?

20 Nëntor, 2022

Vaji i ullirit këshillohet të ruhet në vende të freskëta dhe të errëta. Vaji i ruajtur në kushtet e duhura mund të rezistojë deri në dy vite. Është gjithnjë më i shijshëm në dy muajt e parë të prodhimit dhe mund të ofrojë pothuaj të njejtën kënaqësi deri në fund të vitit të parë të prodhimit.

Temperatura më e përshtatshme për ruajtjen e vajit të ullirit është 15 deri 20 gradë celcius.

Vaji i ullirit nuk duhet të ruhet në frigorifer. Në rast se ftohet ai bëhet i turbullt dhe eventualisht kristalizohet. Nuk do të ishte nevoja aspak pasi vaji ruhet në temperaturë ambienti dhe në këtë mënyrë ofron shijen e vet natyrale.

Nuk duhet të mbahet në enë pa mbyllje. Sugjerohen procione të vogla për mbajtjen e vajit. Nese vaji ka kontakt të shpesht me ambientin, ai humbet cilesitë.

Ullinjtë janë fruta të cilat rriten në pemët e ullinjve të quajtura, olea europaea. Pemët e ullinjve janë kultivuar prej 1000 vjetësh tashmë dhe ishin gjithashtu të pranishme në periudhën biblike.

Close
Close