Kompania

S.E.D-Borsh
Vaj Ulliri BORSH Y. HAJDINI
produkte-vaj-ulliri
vaj-borshi-y-hajdini-min
S.E.D-Borsh shpk
SHOQËRIA JONË

Shoqëria jonë është themeluar në shkurt të vitit 1992 si biznes i vogël. Aktiviteti i veprimtarisë tonë fillimisht ka qenë i fokusuar në grumbullimin e prodhimeve bujqësor dhe tregetimi i tyre. Aktiviteti erdhi duke u zgjeruar dhe në janar të vitit 2009 themeluam shoqërinë tregtare “S.E.D-Borsh” Sh.p.k me NUIS: K93726802K. Selia e regjistruar e shoqërisë “S.E.D-Borsh” është në fshatin Borsh, Bashkia Himarë, Qarku Vlore.
Veprimtaria e shoqërisë S.E.D-Borsh është përqendruar në grumbullimin e ullirit dhe vajit të ullirit si dhe përpunimim, përgatitjen, amballazhimin dhe tregëtimin e vajit të ullirit brenda dhe jashtë vendit.

Administrator i shoqërisë është Ylli Hajdini i diplomuar në universitetin bujqësor Tiranë, me eksperiencë në administratimin dhe drejtimin e ekonomive bujqësore. Në vitin 1996, blemë në Itali një fabrikë prodhimi të vogël me kapacitet 4 kv ullinj në orë. Pas dy viteve e zgjeruam aktivitetin duke blerë një fabrikë me të madhe, me kapacitet përpunimi deri në 2 ton ora. 

Kështu hap pas hapi shoqëria jonë u zgjerua, duke shtuar kapacitetin e prodhimit si dhe duke përdorur teknologjitë më të mira në treg dhe sot ne mund të prodhojmë disa varitete vaj ulliri si:

Vaj ulliri kalinjot i cili zë 65% të prodhimit, vaj ulliri frantojo, koroneo, kokerrholli i Himares, pulazeqin etj. Shoqëria “S.E.D – Borsh” Sh.p.k., prodhon disa lloje vaj ulliri nga vaj ulliri extrai virgjër në shishe qelqi maraska, dorika, pulja në kofeksione 0.25 L, 0.5 L, 1 L. Vaji extra i virgjer, mund të blihet i ambalazhuar në enë teneqe alumini në formatin 3 L, 5 L, 18 L.

Shoqeria jonë prodhon vaj të virgjër në kofeksione që përmendëm mësipër.

Gjithashtu prodhojmë vaj sallate, të ambalazhuar në të gjitha llojet e amballazheve: në qelq, në material teneqe, dhe bidona plastik (pet). Edhe ky lloj vaj mund të amballazhohet në 0.5 L, 1 L, 1.5 L, 2 L, dhe 5 L dhe sipas kërkesave të klientëve edhe më amballazhe më të medha.

 

Në vitin 2015 kemi kryer shkëputjen e ambalazimit nga prodhimi dhe ndërtuam në Prush, qarku Tiranë, fabrikën e depozitimit të vajit të ullirit, amballazhimin e vajit të ullirit dhe ruajtjen e produktit të gatshëm (produktin e amballazhuar). Kapaciteti i fabrikës për ruajtjen e vajit të ullirit në depozita inoksi deri në 500 ton dhe një kapacitet për ruajtjen e produktit të gatshëm deri në 200 ton. Ky investim na ndihmoj shumë për të qenë me afër tregut vendas dhe atij të eksportit.

S.E.D-Borsh shpk
Produkti vaj ulliri Borsh

është markë e regjistruar në drejtorinë e pronësisë industriale si dhe çertifikatë origjine ( tregues gjeografik).

Shoqëria jonë punon në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe jemi të paisur me çertifikatën:

HACCAP dhe ISO 9001: 2015.

Përfitues Granti

Shoqëria jonë është përfituese e grantit nga AZHBR. Kjo ka qënë një mbështetje e madhe për zhvillimin dhe zgjerimin e kompanisë. Tashmë ne jemi eksportues deri në SHBA.

Përshtypje
Bashkëpunëtorët tanë

Mëposhtë po ju tregojmë disa nga vlerësimet që ata kanë për kompaninë tonë, gjatë këtyre viteve bashkëpunim.

Vaji i Borshit është produkti më cilësorë nga tregu shqiptar. Këtë gje e sugjeroj per gjithe klientet tane.
Bledi Bledi
Menaxher
Vaji i Borshit është produkti më cilësorë nga tregu shqiptar. Këtë gje e sugjeroj per gjithe klientet tane.
Bledi Bledi
Menaxher
Vaji i Borshit është produkti më cilësorë nga tregu shqiptar. Këtë gje e sugjeroj per gjithe klientet tane.
Bledi Bledi
Menaxher
Vaji i Borshit është produkti më cilësorë nga tregu shqiptar. Këtë gje e sugjeroj per gjithe klientet tane.
Bledi Bledi
Menaxher
Play Video
Close
Close